Duhet të ishte asnjanës, Gazment Bardhi shkel rregulloren e brendshme të PD dhe del hapur në krah të…

Në PD është duke u zhvilluar gara për kryetar partie, mes kreut aktual Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi. Këtë të dielë 13 qershor është dita e votimeve nga anëtarësia, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i PD ka dalë hapur në mbështetje të Lulzim Bashës, duke shkelur kështu rregulloren e brendshme të partisë. Prej ditësh Bardhi në rrjetin e tij social në Facebook publikon vetëm materiale rreth Lulzim Bashës, duke lënë në hije tre kandidatët e tjerë.

Sipas pikës 3: Drejtuesit e strukturave të Partisë, në qendër dhe në bazë, duhet të qëndrojnë asnjanës në procesin zgjedhor. Ata ushtrojnë të drejtën e tyre si anëtarë partie, duke shmangur çdo formë tjetër ndikimi mbi anëtarët e tjerë të Partisë.

Numri dy i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, duket se është në shkelje të rregullores së brendshme mbi modalitetet e procesit zgjedhor për kryetarin e  partisë, pasi sipas pikës 3, duhet të qëndronte asnjanës dhe të shmangte çdo formë tjetër ndikimi.