Komiteti shqiptar në Greqi ka njoftuar se sot do të mbajnë një protestë paqësore në sheshin “Sintagma” për hapjen e kufijëve. Bëhet me dije se protesta do të mbahet në orën 18:00. Komiteti shqiptar në Greqi shprehet se kërkojnë të drejtën e tyre, dhe ngrejnë pyetjen përse Greqia i ka të hapura kufijtë me shtetet e tjera, ndërsa me Shqipërinë jo.
Kjo protestë vjen në një kohë kur qeveria greke ka marrë vendimin që deri më 14 qershor të mbajë të mbyllur kufirin me Shqipërinë për shkak të pandemisë, por në fakt Shqipëria paraqitet në një situatë të mirë epidemiologjike, pasi numrat e të infektuarve janë ulur në numra minimale.