Një aksident automobilistik ka ndodhur në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese” në Elbasan, ku dy automjete janë përplasur mes tyre. Për pasojë ka mbetur i plagosur një djalë. I lënduari është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit, ku dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
