Aksident i trefishtë, bllokohet autostrada. Makina merr flakë…

Një aksident i trefishtë është regjistruar sot në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maminas – Durrës, në Maminas. Mësohet se janë përplasur mjetet tip “Benz”, “Renault” dhe “Wolksvagen”, ku ky i fundit ka marrë flakë.

Shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.