Nikoll (Dritan) Gjoni, është personi i tretë që ka humbur jetën në aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Milot-Mamurras, teksa mjeti me të cilin ai udhëtonte bashkë me dy persona të tjerë, përfundoi në një kanal me ujë.
Më herët, ekipet zjarrfikëse u futën në kanalin me ujë ku ra mjeti tip Toyota i nisur nga Tirana dhe nxorën trupat e pajetë të Urim Pepa 39-vjeç, banues në Tiranë dhe Saber Dunga 45 vjeç, banues në Durrës. Këta shtetas, bashkë me Nikoll (Dritan) Gjonin po udhëtonin drejt Fushë Krujës.
Shkaku i ngjarjes së rëndë nuk dihet ende. Policia pas gjetjes së trupave të Urim Pepës dhe Saber Dungës njoftoi se vazhdonin kërkimet në kanalin me ujë pasi kishte dyshime se me dy viķtimat ishte dhe një person i tretë.
Pak minuta më parë, polumbarët kanë arritur të nxjerrin nga kanali me ujë dhe trupin e pajetë të pasagjerit tjetër në makinë. Mjeti i nisur nga Tirana ka çarë bordurat metalike të rrugës dhe ka përfunduar në kanalin me ujë. Për pasojë, të tre personat kanë ndërruar jetë në vendngjarje.