Ndryshime në IKMT/ Ikën Dallandyshe Bici, ja drejtuesi i ri

Kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ka ndryshuar. Vendin e Dallëndyshe Bicit, ish-drejtoreshës së institucionit shtetëror, e ka marrë Ajet Zyberi. Ish-drejtuesja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, e cila kandidoi edhe në zgjedhjet e 25 prillit, u emërua së fundmi në rolin e zëvendësministres së Mbrojtjes.

Zyberi ka shërbyer më parë në Policinë e Shtetit, ku ka pasur edhe rolin e drejtorit të policisë në Korçë.