Tuesday , May 13 2025

“Të më falni, Arjan, Bora…të më falë publiku”. Plas keq sherri mes Stelës dhe djalit nga Elbasani në Për’Puthen +40

Stela dhe Armando sërish kanë debatuar gjatë programit të sotëm të Për’Puthen +40. Ai nuk ndalon së quajturi Stelën ‘materialiste’ por jo vetëm kaq. Armando ka treguar dhe pasurinë e tij ndër të tjera.

Pjesë nga debati:

Stela: Që kur ka filluar emisioni dhe deri tani ti më thua materialiste, materialiste

Armando: Je, në sytë e mi je e tillë

Stela: …do të thotë se ka diçka te ti, jo te unë. Mos e ke ti prioritet anën materiale?

Armando: Të më falni, Arjan, Bora…të më falë publiku, të më falin të gjithë pjesëmarrësit në këtë emision, më beso pasuria ime e patundshme varion nga 1 deri në 2 milion euro, ato që më njohin e dinë këtë fakt

Stela: Nuk më intereson zotëri

Armando: Nuk doja ta tregoja por ato që më njohin, që i kam bashkëqytetarë le ta dëshmojnë këtë punë

Stela: Kjo do të thotë meqë unë jam materialiste do rrija me ty

Armando: Ti Stela nuk më njeh fare nga afër

Stela: Po nuk më pëlqen o zotëri

Armando: Ti je femër që ndikohesh nga vizualiteti, ti nuk sheh thellë, ti nuk je e thellë

Stela: Po nuk jam për ty, nuk jam për ty