Brataj tregon pacientin më special të tij, është këngëtari i njohur me famë botërore: Moment që do të mbahet mend

Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ka rrëfyer disa detaje nga eksperienca e tij si mjek në Itali për emisionin “Jashtë loje”. Ai tregoi se pacienti më special i tij ka qenë këngëtari Bono, i bandës së famshme U2. “Aty vinin zjarrfikësit me zorrat me ujë që të spërkasnin fansat, mirëpo ishte dhe vapë, dhe pati një moment që Bono nuk u ndje mirë, dhe unë isha mjeku që shërbimi më kishte dërguar t’u bëja asistencën. Bono pati një gjendje nga lodhja dhe vapa, dhe prandaj e ndihmova. Ishte eksperiencë e këndshme, dhe kuptohet që janë momente të jetës që mbahen mend,” tha Brataj.

“Ju keni ndihmuar U2 e dinë njerëzit këtë apo jo? A është pacienti më special?,” pyeti moderatorja e emisionit Sidorela Gjoni.

“Po sigurisht, ka pasur shumë raste të tjera në Itali, por ky ishte më speciali. Kam pasur dhe një episod me Little Tony-n. Se kishte goxha të famshëm, por që nuk i njihnim të gjithë mirë. Ekipet e urgjencës duhet të ishin të pranishëm gjithmonë në koncerte atje në Itali. Ne merrnim pjesë me kënaqësi. Plus dhe ata njerëz ishin, dhe na respektonin se e dinin që ne ishim për ta,” tha Brataj.