Zgjedhjet e fundit kane bëre që pandemia të “harrohet” për disa ditë në vendin tonë. Masat u shkelën nga shumë persona, jo vetëm gjatë fushatës, por edhe në ditën e zgjedhjeve, ku pati grumbullime. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila u shpreh se pritet një shtim i rasteve të reja në dy javët e ardhshëm. “Jemi në ankth sesi situata do të shkojë në dy javët e ardhshëm pasi pritet të reflektojnë moszbatimin e masave siç duhet gjatë tubimeve në disa subjekteve politike”, u shpreh Rakacolli për A2.
Ajo që ka rënë në sy gjatë ditëve të fundit është fakti i uljes së ndjeshme të personave të shtruar në spital, por Rakacolli zbuloi se shumë prej të shtruarve aktualisht janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Nuk kemi shumë pacientë në spital, por ka shumë raste që ndodhen në gjendje të rëndë. Vdekjet nuk janë në shifrat që kanë qenë më parë, por po ta krahasosh me numrin në spital, diferenca nuk është aq e madhe”, u shpreh Rakacolli.