Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar se që nga fillimi javës tjetër të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, që përfshin klasën e parë në të 12 do të rikthehen në shkolla. “Më në fund procesi mësimor nga klasa e parë në të 12 do të zhvillohet në shkollë, çdo ditë të javës, ndërkohë që të gjithë institucionet arsimore do jenë gati që në fillim të javës tjetër”, tha ministrja.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.