Kutitë e para të numëruara, ashtu si në proceset e kaluara zgjedhore, edhe sonte janë hapur në bashkine e Pustec, bashki ku dominon komuniteti minoritar maqedonas. Në Kallamas janë numëruar votat e kutive në tre qendrat e para të votimit dhe ka përfunduar procesi i numërimit në të trija kutite.
Rezultati është: në qendrën e parë të votimit PS ka marrë 118 vota, PD me 114 dhe LSI me 13 vota; në qendrën e dytë PS ka siguruar 159 vota, kundrejt PD me 68 vota dhe LSI me 9 vota, ndërsa në qendrën e tretë rezultati është: PS me 245 vota, PD me 109 vota dhe LSI me 61.
Bashkia Pustec ka gjithsej 7 qendra votimi, që po numërohen nga tre grupe. Në këtë bashki kanë votuar gjithsej 1606 qytetarë nga 4366 gjithsej. Sakaq raportohet se kutitë e para kanë nisur të numërohen dhe në qyteza të tjera si Memaliaj dhe Poliçan.