Nga Elbasani raportohet se në qendrën 2351 në Elbasan nuk ka nisur ende procesi i votmit, pasi mungon një nga komisionerët e LSI. Si pasojë e mungesës së tij është shtyrë nisja e procesit të votimit në këtë qendër ndërsa disa qytetarë janë duke pritur për të hedhur votën.
Në lidhje me këtë lajm ka reaguar LSI. “Duke marrë shkas nga disa lajme për komisionerët e LSI në Elbasan, sqarojmë se janë në total 13 qendra votimi në të 4 KZAZ-të e Elbasanit. Komisionerët e LSI janë në qendrat votimit por po presin t’iu çojë KZAZ emërimin sepse ende nuk iu kanë dërguar vendimin siç kanë bërë për PS dhe PD”, sqaron ajo.