Teksa na ndajnë 13 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve të 25 prillit, fushata elektorale nuk njeh ndalesa as në terren dhe as në rrjete sociale. Takime të panumërta që publikohen në FB, ku kryesisht faqet me më shumë ndjekës ndajnë thuajse çdo takim dhe lodhja tashmë duket qartë.
I tillë është edhe rasti në faqen e rrjetit social FB, të ish-kryeministrit Berisha.
Teksa ka shpërndarë në FB, një takim elektoral të drejtuesit politik për qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehut, Berisha shkruan krah videos se ndryshimi vjen duke votuar Partinë Socialiste.
“Tritan Shehu në fshatrat e Përmetit: Ndeshkim keqqeverisjes më 25 prill. Shumica e shqiptarëve votojnë PS, votojnë ndryshimin“.-shkruan Berisha