Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë një lajm të mirë së fundmi duke e shpërndarë në rrjetin social Facebook. Ajo ka publikuar grafikët që tregojnë një krahasim të ritmeve të vaksinimit të popullatës mes Shqipërisë, vendeve të rajonit dhe vendeve të BE.
Në të tregohet se Shqipëria ka një rritje të ritmit të vaksinimit në krahasim me vendet e rajonit.
Postimi i Manastirliut:
Mirëmëngjes
Grafikët tregojnë një krahasim të ritmeve të vaksinimit të popullatës mes Shqipërisë, vendeve të rajonit dhe vendeve të BE.
Ne nuk do të ndalemi për asnjë moment në fushatën tonë të vaksinimit masiv, deri kur të realizojmë planin tonë: gjysmë milioni shqiptarë brenda majit, e gjithë popullata brenda pranverës së vitit të ardhshëm.
#ShqipëriaBuzëqesh
*Burimi: Our World in Data