Aksident masiv në autostradë, përplasen 6 automjete. Krijohet radhë kilometrike (FOTO)

Gjashtë automjete janë përfshirë në aksident mëngjesin e sotëm, në autostradën Tiranë-Durrës. Dy nga makinat kanë pësuar dëmtime të rënda. Gazeta MAPO ka siguruar pamje nga ky aksident. Nuk raportohet për persona të lënduar nga përplasja e makinave.

Aksidenti ka shkaktuar bllokim të trafikut duke sjellë radhë kilometrike të automjeteve.