Mjeku endokrinolog në “Spitalin Hygeia”, Thanas Fureraj ka komentuar situatën nga koronavirusi në vend si dhe ka theksuar se zgjat më shumë te pacientët me diabet. I ftuar sot në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Fureraj theksoi se 14 përqind të rasteve kanë patur shfaqur diabet post covid.
Kemi përvojë përgjatë këtij viti, ka një marrëdhënie të ndërsjellë midis diabetit dhe covidit. Së pari, një i sëmurë me diabet që infektohet zgjat më shumë më raport me të tjerët. Në 50 përqind të rasteve shkojnë si gjithë të tjerët tek 9 ditëshi. Në 21 përqind sipas një studimi francez u pa se kjo përqindje nuk ia dolën dot covidit. Në 17 përqind bënë dëmtime organore dhe shkuan në spitale të specializuara ndërsa 11-12 përqind ishin raste që zgjaten mbi 28 ditë të shtuar në spital dhe kishin nevojë të ndiqeshin në të ardhmen.
Për sa i përket mjekimit, mjeku endokrinolog tha:
Nuk ka një mjekim specifik, në momentin e infeksionit diebatiku është me ekuilibër normal, atëherë nuk ka ndonjë risk shumë të shtuar në raport me të tjerët. Por kortizoni mund të merret në format e rënda, me prekje pulmonare dhe në momentin që vendoset dhënia e tij, duhet riparë mjekimi i diabetit.