Mjeku Pëllumb Pipero teksa ka komentuar situatën e pandemisë në vendin tonë, ka deklaruar se në 4-5 muaj Shqipëria arrin imunitetin kolektiv dhe vaksinimi do përfundojë brenda këtij viti dhe në rastin më të keq vjeshtën që vjen. “Nuk besoj në teorinë e valëve të jashtëzakonshme të Covid. Një pjesë e madhe e ka kaluar. Por, fundi i marsit, apo gjysma e prillit do të na gjejë me numër të kufizuar rastesh.
Me ngrohjen e kohës edhe masat do të relaksohen. Vera do të jetë e qetë dhe nga fundi i vitit do të jemi shumë më të çliruar. Besoj që në 4-5 muaj Shqipëria arrin imunitetin kolektiv dhe besoj që vaksinimi do përfundojë brenda këtij viti dhe në rastin më të keq vjeshtën që vjen.
Ne e kemi strukturën, problemi është tek mundësia për t’u furnizuar me vaksina. AstraZaneca ka një nivel imunizimi shumë të mirë, por veçanërisht pas frenimit duhet shumë sforco për të gjetur vaksinat.
Mundësia për t’u vaksinuar është. Besoj do kemi sasi të mjaftueshme shumë shpejt”, tha Pipero.