32-vjeçari Alban Hidri nuk është viĸtima e vetme prej koronavirusit gjatë ditëve të fundit në Belsh. Siç mëson abcnews.al, gjatë ditëve të fundit në qytezë kanë ndërruar jetë edhe dy persona të tjerë për shkak të pandemisë. Abcnews.al mëson se tre ditë më parë ndërroi jetë një 69-vjeçar nga qyteza për shkak të koronavirusit, ndërsa më herët kishte ndërruar jetë edhe një 34-vjeçar nga një lagje pranë Belshit.
Qyteza e Belshit është goditur rëndë nga pandemia gjatë javëve të fundit, kjo edhe për shkak të rritjes së numrit të vizitorëve nga Tirana dhe qytetet e tjera që janë vatra të nxehta. /abcnews.al