Këngëtarja e njohur Rozana Radi së fundmi ka zgjedhur të reagojë në lidhje me një nga problemet më aktuale në vend që kanë të bëjnë pikërisht me figurën e femrës. Nisur nga ngjarja e fundit ku Kryeministrit Edi Rama, zgjodhi një mënyrë “seĸsiste” për të prezantuar në publik disa figura të PD-së, e sidomos atë të Grida Dumës.
oDuke abuzuar kështu me figurën e saj dhe po ashtu duke u bazuar në ‘Përputhen’ ku u diskutua fotoja që një nga konkurrentët, Elvisi, kishte postuar në rrjetet sociale ku ai ju drejtoi litarin vajzave që bëjnë ‘ç’të duan dhe ua hedhin fajin ‘ngacmuesve seĸsualë’, Rozana Radi ka reaguar me anë të një videoje në rrjete sociale kundër denigrimit të figurës femërore.
“Gjatë jetës tonë ne mësojmë se kur një burrë shan një grua, kjo ndodh jo vetëm se kjo grua nuk ia ka dhënë, por as nuk ia ka treguar,”- tha këngëtarja në video. “Marrë shkak nga ajo që dëgjova mbrëmë në një emsion televiziv, më lindi natyrshëm ky mesazh. Sa e turpshme mbrëmë t’i lihet mikrofoni në dorë disa “burrave” që nuk duhet t’i dëgjohet zëri. STOP dhunës në të gjitha format ndaj grave dhe vajzave. Edhe asaj psikologjike.
Duke filluar nga lidera shqiptarë e deri te djemtë që zënë karrige emisionesh jo për të gjetur dashurinë (se një djalë i ri e gjen dhe jashtë studios atë), por për disa klikime më shumë! Jam dakord që janë të rinj dhe le të argëtohen por kujdes: Kujdes kur hapni gojë! Mendohuni që nëna juaj nuk do jetë krenare kur ju dëgjon duke fyer një grua.”