Për shkak të rasteve në rritje dhe numrit të viktimave i cili vetëm shtohet nga Covid-10, u lajmërua se ditën e hënë do të mblidhej komiteti teknik i ekspertëve për të marrë vendime të reja lidhur me situatën e pandemisë në vendin tonë. Kjo mbledhje nuk u bë dhe sipas burimeve është shtyrë për një moment të papërcaktuar.
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka thënë për “Abcnews.al” se mbledhja do të zhvillohet, por po presin një thirrje nga kryetarja, Mira Rakacolli.
Skenarët e mundshëm janë të ndryshëm por asnjë nuk ka pranuar të japë detaje. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se të presim për mbledhjen e radhës…