Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka dhënë një intervistë për Report Tv ku ka folur për situatën nga pandemia. Jo vetëm kaq, por ajo u ndal te personat që shfaqin simptoma të Covid-19. Sipas Rakacolli, ka disa të dyshuar që nuk presin të marrin përgjigjen, por dalin, dhe më keq ata që e dinë që janë me Covid dhe sërish dalin nga shtëpia.
Pyetje: Sa të ŗrezikshëm janë personat që nuk respektojnë karantinën? Rakacolli tha: Janë shumë të rŗrezikshëm dhe një nga arsyet e shtimit të rasteve është mosrespektimi i rregullave të higjienës, distancave, maskës dhe karantinimi i atyre që dyshohen për Covid. Nuk presin rezultatin e analizës dhe aq më keq ata që janë më Covid dhe dalin në ambient të hapur.
Nëse kjo vërtet vazhdon, do ketë rritje jo vetëm të moshat 45-55 vjeç, por edhe te më të rinjtë, që së fundmi janë raste të rënda fatkeqësisht. Ka ndryshuar situata. Kemi shtrime në repartet e kujdesit intensiv. Kapacitetet spitalore nuk i kemi të mbushura tërësisht, por nëse afrohen drejt mbushjes do fusim në funksion spitalet rajonale. Janë mbushur 500 shtrime dhe ka filluar hapja e spiteve rajonale me Durrësin dhe Shkodrën.
Infrastruktura është e duhura, mjekët janë të trajnuar. Kemi vendosur linja të reja oksigjeni. Kemi marrë aparatura të reja. Mirëpo nuk do tu mungojë asistenca nga spitalet qendrore. Spitalet rajonale mbulojnë vetëm rajonet e tyre. Shkodra do mbajë të vetët dhe Durrësi të vetët dhe të shikojmë si do të menaxhohet.