Dje në “Ftesë në 5” u diskutua për nisjen e “Përputhen + 40”, formati i ri që do të fillojë transmetimin shumë shpejt në ekranin e Top Channel. Moderatorja Bora Zemani nuk zbuloi shumë detaje, por pohoi se ka shumë aplikantë që kanë marrë pjesë në audicione, duke premtuar një super program.
Pjesë e diskutimit ishte edhe Meri, zonja protagoniste e spotit të “Përputhen +40”. Ajo sqaroi se nuk do të jetë konkurrente, por thjesht është zgjedhur për të realizuar klipin. Meri nuk ngurroi të tregonte se është e martuar dhe se burri i saj e kishte pritur shumë mirë pjesëmarrjen e saj në klip.
“Burrit i pëlqeu shumë, por më tha ‘sikur të të kishte kapur pak më nga larg kamera’ se donte të dilja mirë”, tha zonja Meri, deklaratë që shkaktoi të qeshura në studio.