Të gjithë kemi dëgjuar për persona që kanë patur kontakt me të infektuar me Covid-19 por që ata kanë shpëtuar pa marrë asnjë pjesë të virusit. Me patjetër që pyetja që rrjedh është si ka mundësi?
Duket se ekspertët tashmë kanë një përgjigje:
Gjenetist i poliklinikës ‘Tor Vergata’ në Romë dhe president i Fondacionit Giovanni Lorenzini të Milanos, Giuseppe Novelli thotë:
“Kur ka një pandemi, faktorët në lojë janë patogjeni, mikpritësi dhe ambienti ku zhvillohet infeksioni. “Ne jemi përqendruar te e dyta që është thelbësore. Në muajt e parë të infeksionit kemi konstatuar që ka asimptomatikë, rastet mesatare dhe rastet e rënda. Por nëse virusi është i njëjti atëherë është e qartë se diferencën e bën mikpritësi. Kjo ndodh gjithnjë, me të gjitha infeksionet”
Një ekip shkencëtarësh të ‘Tor Vergata’, sëbashku me një grup prej më shumë se 250 laboratorësh në të gjithë botën janë koordinuar nga ‘Rockfeller University’ i New York dhe po provojnë të gjejnë shpjegimin. “Po studiojmë ADN e personave dhe të bëjmë lidhje statistikore në bazë të moshës dhe gjinisë. Jemi fokusuar fillimisht te të sëmurët rëndë dhe kemi zbuluar se ekziston një 10-12 % i rasteve që kanë një karakteristikë gjenetike të veçantë.
Ata nuk arrijnë të prodhojnë molekulën e parë të mbrojtjes. Mbi bazën e kësaj eksperience kemi pyetur nëse ka diferenca gjenetike në ato që ne i kemi quajtur ‘rezistentë’, pra personat që kur bashkëjetojnë me një subjekt që është konfirmuar pozitiv, jo vetëm nuk sëmuren por as nuk infektohen fare. Ndikimin rëndues në infeksion e kanë një serë faktorësh risku.
“Kemi gjetur së paku 50 gene që sot japin pak a shumë tendencën e sëmundjes. Por kjo nuk mjafton pasi që të konfirmohet shkencërisht, duhet edhe të provohet klinikisht.”Gjithsesi për të arritur në rezultate të saktë shkencore që shpjegojnë se pse disa njerëz janë të paprekshëm nga virusi, duhen bërë shumë studime, sidomos mbi ato që konsiderohen raste të veçanta./living