Shiu nuk ndalet prej dy ditësh, përmbytje edhe në Elbasan. Inerte e gurë nëpër rrugë/ Ja lagjet me probleme

Sipas të dhënave të Emergjencave Civile probleme ka pasur nga reshjet e shiut edhe në Qarkun e Elbasanit. Raportohet për depërtim uji në disa banesa dhe prezencë gurësh e inertesh nëpër akset rrugore.

NJOFTIMI I PREFEKTURES

Ne qarkun e Elbasan gjate oreve te nates kemi pasur reshje shiu me intensitet kryesisht mesatar. Kane rene 40mm shi, por per shkak se vazhdojne prej gati 2 ditesh kane bere qe te kemi prurje te konsiderueshme te perrenjve dhe depertimin e ujit ne disa banesa, dhe disa probleme ne disa akse rrugore per shkak te renies se inerteve.

Ne lagjen Nr.2 te bashkise Elbasan rreth ores 11.00 kemi pasur depertim te ujit ne nje banese dhe ne vend kane qene forcat e zjarrfikeses ato te policise dhe te bashkise, situate qe ka vazhduar deri ne ora 01.00 te mengjesit. Ne lagjen Nr.3 te bashkise Elbasan kemi pasur depertim te ujit ne dy banese ku ka nderhyre perseri forcat e zjarrfikeses ato te policise dhe te bashkise dhe kane eleminuar pranine e ujit

Ne akset rrugore ka pasur materiale te shumta inerte, aluvione e gure, te cilat jane pastruar nga firmat kontraktuese dhe nuk kemi probleme me qarkullimin. Aktualisht po punohet ne segmentin Mollas-Frasher qe ka pasur bllokim te rruges nga renie e nje masivi dheu. Problem kemi ne disa rruge rurale qe po punohet nga ASHP e bashkise ku me problem eshte rruga Paper-Pajun qe eshte e bllokuar e po punohet.

Ne Muriqan, Nj.A Gjergjan, bashkia Elbasan kemi permbytje gati 2 ha toke bujqesore dhe 1 ha permbytje ne Nj.A Paper, bashkia Elbasan.

Nuk kemi problem ne furnizimin me energji elektrike pervec Nj.A Hotolisht e Nj.A Polis ne bashkine Librazhd.