FOTOLAJM/ Rrëshqitje dherash si pasojë e motit të keq, bllokohet segmenti që lidh Cërrikun me qytetin e …

Moti i keq i shoqëruar me reshje shiu ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në qarkun e Elbasanit. Në Cërrik është bllokuar segmenti që lidh këtë bashki me qytetin e Kuçovës. Shkak janë bërë rrëshqitjet masive të dherave si pasojë e reshjeve intensive të shiut. Ndërkohë mësohet se mjetet e rënda po punojnë për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor.

Sjellim më vëmendje që vendi është përfshirë gjatë ditëve të fundit nga ulja e temperaturave, si dhe rikthimi i reshjeve të shiut që kanë shkaktuar përmbytje dhe dëmtime të rrugëve dhe tokave bujqësore.

➡️Reshjet e dendura të shiut ?⛈ të rëna mbrëmjen e djeshme kanë sjellë rrëshqitje të dherave në fshatin #Selitë,  e si pasojë e të cilave ka ndodhur bllokimi i kalimit në aksin rrugor që lidh Bashkinë Cërrik me Kuçovën.

➡️Ekipi i punëve publike të Bashkisë Cërrik ka filluar ndërhyrjen për zhbllokimin e këtij aksi që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Aktualisht është zhbllokuar njëri krah i rrugës dhe po punohet intesivisht për lirimin total të aksit.

#BashkiaCërrik

#eGjithëVëmendjaPërJu- shkruan kryetari I bashkise ne facebook.