Thuajini lamtumirë rrudhave dhe njollave në fytyrë me këto tre përbërës

Përdorimi i kremrave hidratues mund të riparojnë lëkurën e dëmtuar dhe të zvogëlojnë shfaqjen e rrudhave, por shumica dërrmuese e tyre mund të kenë përbërës të dëmshëm për shëndetin. Për këtë arsye, këshillhet përdorimi i metodave natyrale, që përveçse janë më të lira nuk shkaktojnë efekte anësore.

Një ndër përbërësit që bën mrekulli për fytyrën është aspirina, me të cilën mund të përgatisni një krem që eliminon papërsosshmëritë e fytyrës. Aspirina ka një përbërje shumë të veçantë sepse përveç që është analgjeziku më i zakonshëm, depërton shpejt në poret dhe lufton shkaqet e rrudhave, njollave dhe puçrrave, shkruan abcnews.al.

Thërrmoni 5 tableta aspirina, shtoni 4 lugë mjaltë dhe një lugë gjelle kos natyral. Para aplikimit, duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë që porret të hapen dhe lëkura të thithë të gjitha lëndët ushqyese. Ky trajtim duhet të ndiqet në mënyrë rigoroze për 3 javë çdo natë para gjumit. /abcnews.al