Policia e Tiranës ka aŗrestuar sanitaren Tirsa Alldervishi, pasi akuzohet se ka mashtruar vajzën e një pacienteje në spitalin Covid-2. Skandali u publikua nga emisioni “Stop”, ku sanitarja hiqej si infermiere dhe i mori një të reje një shumë të madhe parash për t’u kujdesur për të ëmën e shtruar për shkak të koronavirusit.
Por kjo e fundit fatkeqësisht ndërroi jetë. Komunikimet nëpërmjet ËhatsApp-it të vajzës dhe nënës së saj 55-vjeçare, e cila ndërroi jetë në spitalin Covid 2, faktuan se edhe shërbimi, edhe përkujdesja ndaj të ndjerës, nuk kanë qenë ato që pretendohen. Nga mesazhet kuptohet që e ndjera është ankuar se Tirja i ka hequr bukën, ujin dhe nuk e ka ndërruar, për shkak se të gjitha nevojat personale ajo detyrohej t’i kryente në krevat.
Ndërkaq, policia njofton se 58 vjeçarja e ka mashtruar rregullisht vajzën duke i marrë shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë. Sipas uniformave blu po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kŗiminale.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ndalimin e shtetases T. A., 58 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase i është prezantuar si infermiere shtetases E. S., 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, shtetasja T. A. e ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, njofton policia.