Meteorologu Hakil Osmani parashikon se reshjet e dendura të shiut do të jenë prezente deri ditën e hënë. Në një lidhje për Fax News, Osmani tha se pasditen e sotme dhe nesër do të ketë reshje me intensitet të lartë, ndërsa intensiteti më i madh i shiut pritet që të jetë në jug të vendit.
Osmani u shpreh se reshjet e shiut pritet që të kenë ndërprerje vetëm ditën e martë, ndërkohë që nga e mërkura pritet që të ketë dhe një rënie temperaturash.