COVID-19 shuan në moshën 57-vjeçare kantautorin e njohur Kujtim Prodani. Prej disa ditësh ai ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku merrte trajtim mjekësor. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë me dije kushëriri i tij Voltan Prodani. “O ZOT.!!! Fluturon Kujtimi yne i shtrenjte!!!!! Cfare ďhimbje… Nuk mund ta pranoj … O Zot. Aty Lart do kesh mbretin dhe mbretereshen tende”, shkruan ai.
Njoftimin për infektimin me COVID e bëri vetë Prodani në datë 30 Dhjetor teksa publikoi edhe foton nga reanimacioni me maskë oksigjeni në fytyrë. Bashkë me foton, kantautori shkruante: “Sa miq e të afërm na more, o flamë e keqe.”

Kur kishte pak javë që virusi COVID kishte mbërritur në Shqipëri, më 29 prill të vitit të kaluar kantautori Kujtim Prodani i kushtoi këngë këtij virusi. “Ju flet Corona..!”, titullohej kënga ku Prodani i cili kësaj here erdhi edhe si këngëtar duke i sjellë disa vargje virusit që sot i mori jetën pas disa ditësh i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi.

Këngëtari Elton Deda ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të kolegut të tij Kujtim Prodani. “Mossss! Pse o vellai jone? Cfare gezimi kishin bisedat me ty, miresia jote, zotnilleku jot, qytetari ideal…nuk e besoj dot. Nuk te them dot lamtumire…por do te te pres per nje birre kur te duash ti”, shkruan Elton Deda.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.