Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një foto së bashku me bashkëshorten e tij, Lirien, ku ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2021. Por një gafë është vënë re, ku shihet një koment i Berishës te fotoja teksa uron veten. “Gezuar te nderuar Znj. Lili dhe Doktor, shendet, miresi dhe gezime te keni edhe ju se bashku me femijet, niper e mbesa”, shkruan në komentin që Berisha i ka bërë vetes.
Ky gabim nuk u ka shpëtuar syrit të ndjekësve, të cilët i kanë shkruar menjëherë ish-kryeministrit. “Sali Berisha, ju tani po uroni doktorrin…dmth veten tuaj se s’po kuptojme asgje. Me duket administratorit të FB akoma si paska dale pija,”- shkruan komentuesit.