Ditën e sotme Kryetari i Bashkisë Elbasan z. Gledian Llatja e ka nisur duke uruar disa familje të lagjes “Emin Matraxhiu”. Sëbashku me Ministren e Arsimit znj. Evis Kushi shpërndanë dhurata dhe këmbyen urime me këto familje të cilat u surprizuan nga vizita e qytetarit të parë të Elbasanit dhe Ministres së Arsimit, njëkohësisht dhe deputete e Qarkut të Elbasanit.

Postimi i Kryetarit të Bashkisë: Në nisje të kësaj dekade të re, bashkë me Evisin vendosëm të vizitojmë disa familje në lagjen “Emin Matraxhiu” në njësinë 1 për të uruar që #Viti2021 të jetë i mbarë e i shëndetshëm për të gjithë ne.❤️ Me shpresën se më të keqen e kemi lënë pas, kemi ende shumë për të bërë për të sjellë begatinë në çdo familje elbasanase.??

Postimi i Ministres së Arsimit: Sot, në këtë ditë të parë të vitit 2021, së bashku me Gledin vizituam disa familje të Njësisë Nr. 1 në #Elbasan, ku ndamë momente të gëzueshme dhe mesazhe shprese e urimi për një vit të ri me më shumë shëndet e mbarësi për secilin prej tyre. Do të punojmë çdo ditë më shumë dhe do të jemi gjithmonë në krahun e njerëzve të thjeshtë për të bërë më të mirën. Gëzuar të gjithëve me zemër dhe paçi vetëm ditë të bardha në familjet tuaja!
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.