Një lajm i hidhur për botën e medias në vendin tonë. Ka ndërruar jetë pas infektimit nga Covid-19 gazetari i mirënjohur i Radio Shkodrës, TVSH-së dhe Deutsche Welle në shqip, Lek Plani. Lajmin e ka bërë me dije Unioni i Gazetarëve Shqiptarë me anë të një shënimi në rrjete sociale.
Njoftimi i Umionit të Gazetarëve Shqiptarë:
Siç njofton kolegu dhe kryetari i UGSH qarku Shkoder Gasper Marku, sot ka humbur betejen me COVID-19 gazetari i njohur, miku dhe bashkepunetori i shkelqyer, i mirenjohuri i Radio Shkodrës, TVSH, Deutsche Ëelle në shqip, si dhe i mediave te tjera lokale, Lek Plani.
Për orarin e ceremonisë mortore, do të njoftohet në një moment të dytë. Ngushëllime familjes “Plani”! Pushofsh më paqe, kolegu, shoku, miku ynë i mirë, Leka!/