Dalja e testeve të shpejta të cilat kanë ardhur dhe në Shqipëri është një lehtësim pasi mund të kryhen testime masive në shumë pak kohë. Sipas një studimi ky nuk duhet të na bëjë të ndihemi më të lehtësuar pasi këto teste nuk janë gjithnjë të sakta, ato shpesh japin rezultate të gabuara!
Eksperti britanik Jon Deeks, nga Instituti i Kërkimeve në Universitetin e Birmingham, ngre dyshimet e tij rreth cilësisë së testeve të tilla dhe pasojave që mund të vijnë më pas. Jon Deeks flet në bazë të një fakti. Në testet e shpejta të kryera për 7100 studentë në Universitetin e Birmingham, vetëm 2 dolën positive ndërkohë që 60 raste të tjera dolën negative por ishin gabim.
Pritet që në janar të nis testimi masiv me teste të shpejta dhe në shkolla por sipas tij kjo gjë do të jetë shumë e gabuar pasi nuk janë 100%të sakta dhe mund të përhapin akoma më shumë virusin.