Vajza lë Greqinë për të, djali nga Elbasani: Merrnim sallatë jeshile nga baçja e komshiu, nuk kishim ç’të hanim

Emanuela është bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për t’i kërkuar falje bashkëjetuesit të saj Semit për problemet që kanë hasur gjatë dy viteve lidhje. Ata janë njohur përmes Facebook dhe ranë në dashuri. Familja e Emanuelës e cila jeton në Greqi nuk janë dakort për këtë lidhje sepse ai është rritur në jetimore dhe se është 10 vite më i ri se ajo. Emanuela është në pritje të ëmbël, por jetën po ia vështirësojnë problemet ekonomike.

Ardit Gjebrea: Çfarë të bëri të dashuroheshe me të?

Semi: Ngrohtësia, sjellja, përkushtimi.

Ardit Gjebrea: E do?

Semi: Shumë.

Emanulea i kërkon falje që këtë periudhë kohe nuk kanë qenë aspak të lumtur dhe nuk e kanë përjetuar ende ndjesinë e të ardhurit të jetë të një fëmije për shkak të problemeve.

Semi: Nuk ka pse kërkon falje, unë duhet t’i kërkoj falje asaj që ka lënë një jetë që nuk i mungonte asnjë gjë dhe erdhi tek unë që nuk kisha asnjë gjë, as shtëpi (preket). Nuk dija ku ta çoja erdhi nga Greqia me rrobat e trupit. Ka qenë një farë kohë që nuk kishim se çfarë të hanim. Shkonim tek baça e komshiut dhe merrnim sallatë jeshile dhe e hanim me bukë.

Ardit Gjebrea: Sot ju vazhdoni të jeni në këtë gjendje, si mendoni për ta shtyrë këtë familje përpara sepse ti je babai i një vajzë që do vijë në jetë dhe do jesh dhe kryefamiljar.

Semi: Kemi menduar të shkojmë në Greqi për një jetesë më të mirë. Nusja është me pasaportë greke, kështu është luftë për mbijetesë.

Ardit Gjebrea: Ti çfarë pune di të bësh?

Semi: Me lyerje, suvatime me këto punë.

Ardit Gjebrea: Nuk mendon se mund të të dalë një punë infermiere dhe të jetoni në Tiranë? Të merrnit fillimisht një shtëpi me qira dhe të filloni të ndërtonit bazat e një familje të lumtur?

Semi: Nuk kam mbështetje, s’kam krahë dhe Emanuela i ka të njerëzit në Greqi.

Ardit Gjebrea: Unë shpresoj shumë që të ndodhë ndonjë gjë.

Pasi Manuela u takua me Semin, Ardit Gjebrea i bën surprizën e bukur çiftit, tek pema e Vitit të Ri ishin disa dhurata, rroba për vajzën e tyre që do vijë së shpejti në jetë. /tvklan.al