Kreu i qeverisë, Edi Rama ka njoftuar se me përfundimin e koncesionit të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga DPSHTRR. Rama ka bërë me dije se makinat e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim, ndërsa për makinat e përdorura nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES ? ME NJË LAJM TË MIRË?
Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim sikundër e kemi premtuar do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga #DPSHTRR dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve:
Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!
Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet. Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë në punën e deritanishme të #DPSHTRR