Një aksident është regjistruar në Elbasan gjatë orëve të para të mbrëmjes. Një mjet është përplasur me një motor picash e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorrit të picave i cili është dërguar për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Aksidenti ka ndodhur prane shkolles “Qamil Guranjaku”.
Duhet theksuar se motorat e picerive lëvizin gjithmonë me shpejtësi dhe pa respektuar asnjë rregull qarkullimi duke qenë edhe burim aksidenti në të shumtën e rasteve. Sipas dëshmitarëve, mjeti ka qenë duke u kthyer djathtas ndërsa motori ka tentuar ta parakalojë në krah të kundërt.
Në vendin e ngjarjes mberriti policia për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.