Këto janë 5 mënyra si të rritim imunitetin kundër Covid-19- e thotë edhe studimi

Studimi i imunitetit nga Imperial College London, i bërë javën e kaluar, solli fakte pak ‘të zymta’. Prova ‘React-2’, e cila u kërkoi rreth 350,000 njerëzve në Angli të dërgojnë teste të antitrupave nga shtëpia, zbuloi që antitrupat mbrojtës kundër Covid-19 zbehen mjaft shpejt pas infeksionit të parë, sipas studiuesit Prof Helen Ward.

Në raundin e parë të testimit, në verë, rreth 60 në 1.000 njerëz kishin antitrupa të zbulueshëm. Por kjo shifër kishte rënë në 44 deri në shtator. Ai sugjeron që pacientët mund të jenë të ndjeshëm ndaj ri-infektimit nga Covid vetëm disa muaj pas herës së parë dhe se “imuniteti i tufës” mund të jetë i vështirë, për t’u arritur.

Mjekët vërejnë se antitrupat nuk janë arma e vetme për t’u mbrojtur. Prof. Wendy Barclay tha për BBC. “Në bilancin e provave, dukej sikur imuniteti bie me të njëjtën shpejtësi kur antitrupat bien dhe se ky është një tregues i imunitetit të zbehur”. Por, sado i zymtë të jetë lajmi, ka ende hapa që mund të ndërmarrim tani për të rritur imunitetin tonë:

Gjumi

Gjumi i mjaftueshëm (midis gjashtë dhe nëntë orë në natë),është “themeli i sistemit imunitar”, sipas Dr Jenna Macciochi, një imunolog në Universitetin e Sussex. Gjatë gjumit, trupat tanë prodhojnë melatonin, e cila ndihmon në ndërtimin e qelizave të reja imune. “Nëse nuk jeni duke fjetur, asnjë masë tjetër e stilit të jetës nuk do të bëjë shumë ndryshim”,- thotë ajo. Duhet t’i përmbaheni një rutine rigoroze, të shmangni kafeinën pas drekës dhe të pini vetëm pak alkool në moderim.

Dieta

Një dietë mesdhetare shumëngjyrëshe, me pak karbohidrate, e pasur me fruta dhe perime do të ushqejë trupin tuaj me antioksidantë dhe fito-nutrientë anti-inflamatorë, duke ju ndihmuar të luftoni infeksionin, thonë mjekët. Rekomandohen veçanërisht brokoli, speci i kuq dhe boronicat.

Aktiviteti fizik

Lëvizja gjatë gjithë ditës forcon sistemin tuaj limfatik, i cili është thelbësor për të ndihmuar qelizat tuaja imune të kryejnë funksionin e tyre të mbikëqyrjes në viruse jomiqësore.

Vitaminat

Vitamina D zvogëlon rrezikun e infeksionit të frymëmarrjes, sipas një analize të 25 studimeve të botuara në British Medical Journal në 2017. Një studim tjetër, i cili bashkoi të dhëna nga 16 prova klinike ku përfshiheshin 7,400 njerëz, zbuloi se marrja e suplementeve të vitaminës D zvogëlon rrezikun nga kapja e të paktën një infeksioni të frymëmarrjes – përfshirë gripin dhe pneumoninë.

Ka pak prova që Vitamina C parandalon infeksionin – por mund të shkurtojë simptomat tuaja sapo të infektoheni. Portokall, fruta kivi, spinaq dhe lulelakër janë të dobishme këtu, si dhe suplementet.

Ujë

Konsumi i ujit me shumicë është shumë e rëndësishme për ‘anashkalimin’, sipas imunologut Dr Ross Walton. Rekomandohen gjashtë deri në tetë gota në ditë. Dehidratimi dëmton shtresën e mukusit në traktin tuaj të frymëmarrjes – që përmban antitrupa të rëndësishëm. Çaji dhe kafeja nuk janë aq efektive, sepse janë diuretikë (që do të thotë se shpejtojnë dëbimin e ujit të trupit përmes urinës).

Burimi: BBC