Një banesë në Kuqan të Elbasanit ka rënë pre e një grabitjeje gjatë mbrëmjes së djeshme. Bëhet me dije se është grabitur banesa e ish-kreut të Tatimeve në Elbasan, Hyqmet Lleshi. Mësohet se në banesën e Lleshit, autorët kanë marrë rreth 15 milionë lekë. “Punën” e grabitësve është lehtësuar dhe nga fakti se vila e ish-kreut të tatimeve ndodhej në anë të rrugës.
Njoftim i policisë Elbasan:
Në fshatin Shirgjan, Elbasan, në datën 31.10.2020, gjatë natës, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit A. Ll., 34 vjeç, ku autorët ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme në paund. Në momentin që ka ndodhur vjedhja nuk ka pasur asnjë person në banesë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.