E pëson keq vlonjati në Elbasan, pasi po transportonte…

Nuk ndalojnë rastet e transportimit të emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri. Një tjetër rast është evidentuar nga policia e shtetit. Një 33-vjeçar u aṙestua pasi po transportonte 12 emigrantë në aksin rrugor Librazhd-Elbasn. Ai po udhëtonte me një automjet me qëllim transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Në këmbim të saj, ai u mori 100 euro për person. Në pranga u vendos 33-vjeçari me iniciale E.Ç. banues në Vlorë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën  penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.