Koronavirusi shënon rekordin e ri në Shqipëri viktimash, 7 persona humbin jetën. Ja sa raste të reja

Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish në Shqipëri teksa në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona ndërsa janë infektuar 284 persona. Gjithashtu, bëhet e ditur se nga 1278 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 284 pacientë, ndërkohë që numri i pacientëve të shtruar në spitale ka arritur shifrën 285.

Ministria njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 103 persona nga Covid-19.

COVID-19 – Statistika (27 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 284

Të shëruar ne 24 orë 103

Të shtruar në spitale 285

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 1278

Testime totale 119,607

Raste pozitive 19,729

Raste të shëruara 10,808

Raste Aktive 8,434

Humbje jete 487