“Nuk është ndonjë fjalë që e kam dëgjuar për një kohë të gjatë”, tha një banore e moshuar në Paris, duke lënë banesën e saj, e veshur me maskë dhe doreza për një ekspeditë të hershme në dyqane. “Një shtetrrethim. Kjo është për kohën e luƒtës, apo jo? Por në një farë mënyre unë mendoj se kjo është ajo që është tani”.
Vala e dytë e Koronavirusit në Evropë mori një kthesë drαmαtike për keq këtë javë, duke detyruar qeveritë në të gjithë kontinentin të bëjnë zgjedhje të vështira pasi më shumë se një duzinë vendesh raportuan numrin e tyre më të lartë të infeksioneve të reja.
Në Francë, për shembull, shkruan The Guardian, 18 milionë njerëz në nëntë qytete të mëdha rrezikojnë gjobë nga e shtuna nëse nuk janë në shtëpi deri në orën 21:00.
Në Republikën Çeke, shkollat janë mbyllur dhe studentët e mjekësisë po regjistrohen për të ndihmuar mjekët. Të gjithë baret dhe restorantet holandeze janë të mbyllura.
Gjithashtu Austria, Belgjika, Republika Çeke, Franca, Gjermania, Italia, Holanda dhe Polonia janë midis vendeve që kanë “thyer rekordin për të dhënat ditore të rasteve”, duke bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë të bëjë thirrje për një përpjekje “pa kompromis” për të ndaluar përhapjen.
Fatkeqësisht, kjo kërkon të bëjmë kompromise gati të pamundura. Kjo pasi që shumica e qeverive evropiane hoqën bllokimet e rrepta gjatë verës për të ringjallur ekonomitë e shkatërruara nga vala e parë e pandemisë.
Por kthimi i aktivitetit normal, përfshirë edhe baret e mbushura, ka nxitur një rritje eksponenciale të infeksioneve.
Me infeksionet në të gjithë kontinentin që “thyejnë kufirin” prej 120,000 në ditë, autoritetet duhet të shtrëngojnë edhe një herë masat për të ngadalësuar përhapjen e sëmundjes – ndërsa bëjnë gjithçka që munden për të shmangur shkatërrimin e vendeve të punës tashmë të rrezikuara dhe të jetesës.
Ata gjithashtu po përballen me sfida ligjore: qeveria holandeze duhet të punojë se si mund t’i bëjë maskat të detyrueshme ndërsa është në përputhje me ligjin dhe një gjykatë e Berlinit pezulloi një urdhër që kërkonte që baret të mbylleshin në orën 23:00, për mungesë të provave që do të rezultonte efektive.
Në Francë, e cila raportoi më shumë se 30,000 infeksione të reja të enjten, presidenti Emmanuel Macron tha se ishte i nevojshëm një shtetrrethim për të ndaluar “festat”… Ata përshpejtojnë sëmundjen. Ne duhet të veprojmë”.
Si rezultat, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi, Qeveria do të vendosë 12,000 policë për ta zbatuar atë dhe do të shpenzojë një shtesë prej 1 miliard euro për të ndihmuar bizneset tashmë të goditura në sektorët e argëtimit.