Ventilimi i mirë mund të jetë çelësi për të shmangur infektimin nga koronavirusi me vjeshtën që afrohet, ku njerëzit kalojnë më shumë kohë brenda. Për muaj të tërë na është thënë që të lajmë duart dhe të ruajmë distancën sociale për të “mundur” koronavirusin. Por shkencëtarët dhe inxhinierët thonë se ne gjithashtu duhet të mendojmë për ajrin që thithim, ndaj ventilimi i mirë ka rëndësi.
Nëse ajri është i ‘rëndë’, largohuni
Kur futeni në një ambient të mbyllur dhe ndjeni ajrin e ‘rëndë’, diçka nuk është në rregull me ventilimin. Nuk po futet mjaftueshëm ajër i pastër, gjë që rrit shanset për t’u infektuar nga koronavirusi.
Hulumtimet e fundit tregojnë se në hapësirat e mbyllura mund të ketë “transmetim ajror” të virusit, me grimca të vogla virusi që qarkullojnë në ajër. Kështu që, nëse shikoni se një ambient është i tillë, thjesht largohuni.