Nga nesër maska me detyrim, drejtorja e ISHP; JA KU DUHET ta mbani, dhe KUR mund ta HIQNI

Nga dita e nesërme vendosja e maskës do të jetë e detyrueshme në çdo ambient publik dhe privat jashtë shtëpisë. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, i ka rikujtuar qytetarëve se ku duhet ta vendosin maskën, dhe rastet kur lejohet ta heqin atë. Ajo tha se mosvendosja e maskës do të ndëshkohet me gjobë.

Sipas rregullave të reja, maska do të jetë e detyrueshme të vendoset menjëherë sa del nga shtëpia, gjatë ecjes në shkallët e pallatit, ashensor, markete, supermarket, zyra private dhe shtetëore, institucione fetare dhe teatro, opera apo aktivitete të tjera.

Ndërsa heqja e maskës do të jetë e lejueshme vetëm brenda shtëpisë, në makinë kur jeni vetëm apo me të afërmit, apo kur ju kërkohet nga policia apo banka për verifikim të identitetit.

Në rast kur maskën nuk mund ta mbani për arsye shëndetësore, këtë duhet ta provoni përmes një dokumentacioni.

KU DUHET MBAJTUR

Maska minimizon transmetimin nëpërmjet spërklave nga persona të infektuar. Përdorimi i maskës duhet të zbatohet së bashku me distancën prej 1.5 metra dhe higjenën për larjen e duarve. Është e rëndësishme të pastrohen duart, maska nuk duhet të preket kur vendoset. Maska kirurgjikale hidhet në kosh pas përdorimit. Maska me tekstik duhet të lahet pas çdo përdorimi, në 60 gradë. Maska duhet të mbahet gjatë gjithë kohës me vete, sa herë dilni nga shtëpia, mbi 11 vjeç. Për gjatë gjithë ditës në markete, supermarkete, në makinë. Duhet vendosur në hyrje apo dalje të lokaleve.

Edhe gjatë ecjes në rrugë, gjatë aktiviteteve në zyra, publike dhe jo-publike, në ashensorë. Në motoçikletë kur merr një person tjetër. Në të gjitha institucionet fetare. Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor.

KUR DUHET HEQUR:

Modifikime apo heqje të barrierave të maskës mund të bëhet vetëm në raste kur kërkohet për identifikimin tuaj në policia apo bankë. Në klinika dentare. Gjatë lëvizjes me biçikletë. Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve për identifikim të moshës për blerje me moshë të caktuar mund të hiqet. Në ekrane televizive kur respektohen masat e tjera si distanca. Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit apo persona familjarë me të. Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.

Atyre që nuk mbartin maskë për arsye shëndetësore, do t’u kërkohet dokumentacioni që e provon këtë gjë. Mbajtja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient jashtë shtëpisë.