Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Librazhd-Përrenjas. Gazetari Agim Blloshmi raporton për abcnews.al se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua. Ngjarja ka ndodhur në Pishkash në zonën e njohur si “Tre urat”. Në automjet udhëtonin dy anëtarë të një familje, të cilët janë dërguar në spitalin e Përrenjasit për të marrë ndihmë mjekësore.
Mësohet se në automjet po udhëtonte Hysen Skordhja dhe nusja e djalit të tij, Marjana Iljasllari. Ka qenë kryefamiljari që ka thyer xhamin e makinës dhe ka nxjerrë dhe nusen e djalit.
Ndërkaq, automjet është i fundosur krejtësisht në pellgun me ujë, që është krijuar gjatë punimeve të bëra nga firma që po ndërton HEC. Pritet që të bëhet nxjerrja e automjetit. /abcnews.al