Me ne fund një lajm i mirë vjen nga Greqia, ku ambasada shqiptare në Athinë njofton se nga data 1 nëntor, emigrantët shqiptarë do të zgjedhin vetë ditën dhe orën për t’u paraqitur në ambasadë për të marrë shërbimet.Lajmi konfirmohet nga konsullja Joana Zhonga, e cila sqaron se përfaqësia jonë diplomatike është e vetmja në botë, që punon me 2 dhe 3 turne duke i shërbyer deri në 800-1000 emigrantëve në ditë.
Sipas konsulles Zhonga, që prej majit të këtij viti, shërbimet konsullore jepen me orar të zgjatur, pikërisht për shkak të fluksit të lartë të emigrantëve.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.