Që shpërthimet e adoleshentëve janë të papritura, këtë e dinë jo vetëm prindërit, por në ca raste edhe psikologët që në Tiranë janë kthyer në neutralizues apo edhe policia. Kjo e fundit vazhdon të mbledhë denoncime dhe “qarjet” e prindërve, të cilët kur kuptojnë se fëmijët nuk kthehen në banesë, kërkojnë ndihmë.
Rasti më i çuditshëm është ai i një 51-vjeçari me banim në Yzberisht, i cili gjatë Covidit u mbyll në shtëpi bashkë me partneren nga frika e infektimit. Sipas burimeve të gazetës Si në kushtet e izolimit dhe lëvizjeve të kufizuara, çifti i dha djalit 5 mijë lekë për të blerë ushqime.
“Im bir, 16 vjeç u vonua ndonëse dyqani gjendet në rreth rrotullim, – deklaroi burri në polici, i cili kërkoi ndihmë në komisariat. Por në mbyllje të ditës, burri e ritelefonoi policinë duke pohuar: im bir u kthye, por pa ushqime. Megjithatë për shkaqe procedurale adoleshenti u pyet në komisariat për adresën dhe ai tha: takova të dashurën në Paskuqan. Lekët e ushqimeve i shpenzova me të, pastaj derisa ti binin nervat babait u vonova që ai të bëhej merak dhe të mos qortonte.
Por një grua e divorcuar trokiti në polici për të bijën, e cila kur u grind me 40-vjeçaren e mallkoi: mos ta pafsha më bojën mami, se ke djegur ti jetën tënde, nuk dua të më ndodhë e njëjta gjë. Debatet nënë-bijë sipas gruas me banim pranë njësisë numër 6 Kombinat nisën pasi 40-vjeçarja zbuloi komunikimin online mes 15-vjeçares dhe një personi tjetër. “Pashë që flasin në mesenxher. I thashë vajzës ti nuk mund të bësh çfarë të duash. Ajo u përgjigj, – kam jetën time nuk më ndalon dot, – tregon në polici nëna.
Sipas burimeve të gazetës Si adoleshentja u largua me rrobat që mbante veshur në banesë, një palë tuta të zeza dhe një kanotiere jeshile. Gruaja tregon “telefonin nuk ia lashë ta merrte e kam unë, edhe rroba të tjera nuk e lejova të merrte. Por ajo më pa në sy dhe më tha, – nuk kam për t’u kthyer më, mos ta pafsha bojën!”
Policia pohon se këqyri llogarinë personale të saj dhe vërejti se adresa me emrin A. Sh është anonime. Por sidoqoftë policia është vënë në kërkim të të dashurit të saj për të zbuluar më tej edhe adresën e S. D.
Adoleshentët largohen nga dashuria
Por përtej nxitimit dhe nervave të momentit të fëmijëve, një zyrtar i rendit tregon për gazetën Si se ka vërejtur largime disaorëshe dhe disaditëshe të adoleshentëve pa një adresë fikse, me persona që janë partnerët e tyre të fshehtë. “Bëhet fjalë për njohje online dhe janë kryesisht vajzat apo të rejat që ruajnë fshehtësinë e lidhjes deri ditën kur ikin me ditë dhe pa adresë”. Shembulli tipik është ai i një adoleshenteje nga Tirana, e cila largohej herë pas here pa adresë deri ditën që në gjumë gjyshi i saj i qethi flokët (rast i përmendur ekskluzivisht nga Gazeta Si)
Të pasigurt në rrjet
Por prindërit janë përherë e më shumë të okupuar me përditshmërinë. Si rezultat ata janë përherë e më të pavëmendshëm me aksesin e fëmijëve apo adoleshentëve në rrjetet sociale duke filluar që nga lojërat deri tek të panjohurit që flasin me ta dhe që në shumë raste fëmijë edhe adoleshentë kanë përfunduar viķtima të abuzΙmΙt seksuαl, të përndjekur dhe kércênuar apo të mashtruar.
Erdha nga Italia për dashurinë
Por denoncimi më domethënës është ai i një vajze nga Tirana që jeton në Itali. B. hyri në komunikim me S. K dhe më tej hyri në raport intim. “Më tha që i duheshin të ardhura sepse synonte të vazhdonte universitetin. I dhashë 1800 euro. Nga muaji në muaj, në vazhdim përveç mashtrimit e reja depozitoi përmes transfertave rreth 10 mijë euro”. Policia deklaron se i dyshuari filloi ta shantazhojë dhe këércénojë duke e paralajmëruar se do ti publikonte fotot intime, që vetë e reja ia kishte dërguar në mirëbesim./Marrë nga Gazeta “Si”