Ndodh për herë të parë në Shqipëri. Mësuesit marrin telefonatën e papritur nga ministrja e Arsimit

Në Ditën Botërore të mësuesve, ministrja e re e Arsimit Evis Kushi ka zgjedhur të bëjë disa telefonata surprizë me mësues të qyteteve të ndryshme, si: mësues tashmë në pension me përvojë të dalluar, mësues ndihmës, mësues kontributorë për “RTSH Shkollë”, apo ndonjë prej tyre që sot ka edhe datëlindjen.

Ministrja Kushi shprehet se telefonatat kishin si qëllim shfaqjen e respektit ndaj mësuesve. “Telefonatat surprizë kishin në qëllim shprehjen e respektit ndaj secilit që komunikova, e nëpërmjet tyre të përcjell mirënjohjen për çdo mësuese e mësues në Shqipëri që ka kontribuar e vazhdon të kontribuojë në arsimimin e brezave”.

Kushi thotë se këtë vit shkollor relativisht të vështirë për shkak të pandemisë, “mësuesit tanë janë shtylla dhe aŗmata kryesore që do të na ndihmojnë për të përballuar me sukses këtë sfidë që ka prekur gjithë globin. Pa sakrificën dhe vlerat e tyre, nuk mund të përballet asnjë sfidë në shoqëri. Jemi me fat që ju kemi dhe me zemër ju uroj Gëzuar Ditën Botërore të Mësuesve!”, shkruan Kushi.

Në telefonatë me mësuesit, Kushi shpreh mirënohjen për punën e tyre. “Jam Evisi, ministrja e Arsimit. Kam përzgjedhur mësues të ndryshëm dhe një ndër ato jeni ndër ju. Kam edhe një arsye tjetër që ju marr ju se ju sot keni ditëlindjen. Alma ky vit është shumë i vështirë për shkak të pandemisë dhe akoma më shumë dua të shpreh mirënjohjen për sakrificën që po bëni. Krenar sot dilni dhe në pension. Respekt dhe mirënjohje për kontributin që keni dhënë”, shprehet Kushi.