Është dashur të vinte java e tretë e Seria A që Interi i Antonio Conte-s të ndalej për herë të parë në këtë sezon, pasi këtë të dielë barazoi 1-1 me Lazio-n. Në Olimpico ishte më shumë një ndeshje shahu, e cila u zhbllokua në minutën e 30 nga Lautaro Martinez. El Toro përfitoi nga një rrëmujë në zonë për të mposhtur Strakoshën.
Për të barazuar Lazio-s iu desh të vinte minuta e 55 kur Milinkovic-Savic ndëshkoi zikaltërit me kokë. Në vijim Interi u përpoq për golin trepikësh, por edhe pse luajti për disa minuta me një lojtar më shumë nuk arriti të dilte me fitore.
Ndërkohë vendin e parë në Seria A e mban Atalanta, e cila shkatërroi 5-2 Cagliari-n. Golat për bergameskët u realizuan nga Muriel, Gomez, Pasalic, Zapata dhe Lammers. Pas tre ndeshjes ekipi i drejtuar nga Gasperini është me pikë të plota.
Në Premier League Arsenali është rikthyer te fitoret pas humbjes me Liverpool. Topçinjtë kanë mposhtur në Fly Emirates me rezultatin 2-1 Sheffield United. Saka dhe Pepe realizuan para për Arsenal para se miqtë të shkurtonin në minutën e 83, por që nuk mjaftoi për të dalë me pikë nga ky takim.