Nisja e shkollës bëri që nxënësit të ulen në banka me maskën vendosur në fytyrë. Të ulur në distancë për tu ruajtur nga infektimi, gjithsesi vogëlushët hasin vështirësi në frymëmarrje për shkak të maskës. Në Verona të Italisë, teksa ka vetëm pak ditë që ka filluar shkolla, një fëmije i ra të fikët në klasë, pas shumë orësh me maskën në fytyrë.
Ngjarja u shënua në një shkollë fillore këtë të mërkurë, ku një fëmijë u rrëzua përtokë, duke u lënduar. I mituri u dërgua me urgjencë në spital, ku pas ndihmës së marrë u dërgua në shtëpi.
Rasti në fjalë ka bërë që të ngjallen sërish kritika lidhur me rinisjen e mësimit dhe kushtet e reja.
Ndërkohë Shoqata italiane e pediatrisë, deklaroi se nuk ka prova që të tregojnë vështirësi në frymëmarrje, nëse maska mbahet në mënyrën e duhur. /noa.al