Prej dy ditësh ish-deputetja Grida Duma ka publikuar rastin e Manjola Cakonit, e cila jeton jeton vetëm me të birin, pasi në tërmetin e 26 nëntorit humbi bashkëshortin dhe vajzën. Duma ka ngritur një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa pretendon se qeveria e ka braktisur këtë familje dhe nuk e ka ndihmuar.
Mirëpo gazetari Blendi Fevziu ka nxjerrë bllof ish-deputeten, pasi tha se ka konfirmuar që familja Cakoni ka marrë një banesë nga qeveria dhe djalit të Manjolës, Alesios, i është siguruar një bursë studimi. “Zonja ka marrë të gjitha bonuset. Me aq sa u interesuam ne, ajo është në një apartament që i është dhuruar nga qeveria dhe djalit të saj i është dhënë bursë studimi”, u shpreh Fevziu në “Opinion”. Ndërkohë, Duma u mundua të justifikohet duke thënë se banesa që qeveria i ka dhuruar familjes Cakoni nuk ka dokumentacion.
“Strehohen në një godinë në periferi të Tiranës. Nuk kanë asnjë dokumentacion. Nuk e dinë nëse do strehohen aty, apo nuk do strehohen. Nëna ka pritur pension. Merr 150 mijë lekë të vjetra që i takon nga pensioni si jetim dhe marrin një 40 mijë leksh që i takon nga vendi i punës i bashkëshortit që ka humbur jetën. Ajo është shembur nga tërmeti dhe merr edhe ilaçe.
Dhe vjen në fund historia e saj se kanë pasiguri dhe i drejtohet pikës së kontaktit që kanë mbajtur me qeverinë. Ata i thonë po konsiderohet rasti jot, po konsiderohet rasti jot, derisa një ditë i thotë se ti nuk e përfiton pensionin se nuk ke tre vik tima nga tërmeti”, deklaroi Duma.
 ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.
				 
			 
		 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					